Maqedoni
Alternativa: Japim përkrahje blanko për euro integrimet
11.04.2023 19:48
Partia Alternativa ka reaguar ndaj kritikane të ASH-së, nga e cila thonë se mbështesin propozimin që bullgarët të jenë në Kushtetutë...

Partia Alternativa ka reaguar ndaj kritikane të ASH-së, nga e cila thonë se mbështesin propozimin që bullgarët të jenë në Kushtetutë dhe për këtë nuk ka nevojë të jenë pjesë e grupeve punuese.
“E kuptojmë nervozën e Aleancës. Resorët nën kompetencën e tyre po rrënohen tërësisht. Por, ne nuk mund të jemi përgjegjës për paaftësinë e tyre kadrovike dhe programore për t’u imponuar në Qeveri. AlternAtivA në asnjë moment nuk dëgjoi nga asnjë përfaqësues i partnerëve qeveritarë se Grupi i Punës do të merret edhe me propozime të tjera përveç me amendamentin kushtetues për përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në Preambulë. Derisa të jetë në rend dite vetëm ai amendament, ne edhe pa pjesëmarrje në Grupin e Punës japim përkrahje blanko për integrimet evropiane të vendit.”, thuhet në reagimin e Alternativës.
