Maqedoni

Rubin: Në RMV ka media që përsërisin dezinformatat ruse

11.04.2023 20:28

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përfshi Maqedoninë e Veriut është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze...

I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor përfshi Maqedoninë e Veriut është i cenueshëm ndaj dezinformatave ruse dhe kineze, ndërsa “një pjesë e madhe” e tyre vjen nga Serbia dhe ky është një “problem i madh që duhet të adresohet”. 
 
Kështu ka deklaruar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë Xhejms Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit, një organ i Departamentit amerikan të Shtetit, e krijuar për të ekspozuar dhe për t’iu kundërvënë propagandës dhe dezinformimit. Edhe në Maqedoninë e veriut ka media që përsërisin dezinformatat ruse thot Rubin. 
 
“Mendoj se nuk është sekret që në Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi, ka media që përsërisin gënjeshtrat ruse, dezinformatat ruse, duke thënë gjëra të tilla si ‘në Ukrainë ka armë biologjike’ – kur kjo nuk është e vërtetë dhe është hedhur poshtë si ide edhe nga Konventa e Armëve Biologjike në Gjenevë – apo duke thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë dashur këtë luftë në Ukrainë ose e shohin këtë luftë si operacion për të fituar para. Të gjitha këto gënjeshtra dezinformuese, për fat të keq, janë shumë të spikatura dhe shumë të përhapura në Ballkanin Perëndimor.”, deklaroi Xhejms Rubin.