Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë
12.04.2023 09:25
Dy tërmete janë regjistruar...

Dy tërmete janë regjistruar mëngjesin e sotëm në vendin tonë, njofton TVM2.
Që të dy tërmetet sipas Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave-Matematikore, kanë qenë 70 kilometra në juglindje të Shkupit, në zonën epiqendrore të Shën Nikollës – Shtip.
Tërmetet ishin me magnitudë 3 dhe 2.1 ballë. I pari kishte ndodhur në orën 03:24, ndërsa i dyti në orën 04:11.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmeteve ka qenë 4 kilometra në jug të Shtipit.
