Gripi i shpendëve, regjistrohet vdekja e parë në botë

12.04.2023 10:20

Një grua ka vdekur në Kinë...

Një grua ka vdekur në Kinë nga gripi i shpendëve H3N8, një virus që qarkullon që nga viti 2002, por nuk ka shkaktuar ende asnjë vdekje njerëzore, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusi H3N8 u shfaq fillimisht në Amerikën e Veriut dhe deri më tani shkencëtarët mendonin se mund të transmetohej te kuajt, qentë dhe fokat e elefantëve. Nuk ishte zbuluar te njerëzit deri në pranverën e kaluar, kur dy raste jo-fatraport.

Gruaja mund të jetë infektuar kur ka rënë në kontakt me zogj të gjallë në një treg, por burimi i saktë i infeksionit ende nuk është përcaktuar.

Marrëdhënia midis këtij virusi dhe gripit të tjerë të shpendëve të tipit A (H3N8) që transmetohen te kafshët mbetet e panjohur, thekson OBSH, duke kërkuar të dhëna për këtë çështje.

OBSH nënvizoi se të dhënat e disponueshme tregojnë se virusi nuk transmetohet nga personi në person dhe për rrjedhojë rreziku i përhapjes në nivel koOBSH theksoi, megjithatë, se është e nevojshme të monitorohet vazhdimisht situata, për shkak të rrezikut të mutacionit të virusit.