Ndërron jetë një fëmijë në Shkup, kafshohet nga një qen i fqinjëve

12.04.2023 10:06

Një fëmijë tetë vjeçar nga vendbanimi “Pintija” në Shkup...

Një fëmijë tetë vjeçar nga vendbanimi “Pintija” në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen. Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar.

Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë. Dje nga spitali “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas raportimit u ka nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga një qen, në pronësi të fqinjit të tij N.G.

"Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.