Ndryshimet ligjore për Korridorin 8 dhe 10-D, parashtrohen amendamente nga opozita

12.04.2023 11:49

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale...

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale do të  vazhdojë me debatin për propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune që janë pjesë e pakos së ligjeve lidhur me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D.

Debati filloi dje, ndërsa opozita kërkoi të ndërpritet, pasi, sipas tyre i njëjti është i kotë. Sipas tyre, ndryshimeve duhet t’u kushtohet vëmendje më e madhe dhe nevojitet debat publik në të cilin do të merrnin pjesë të gjitha palët e involvuara.

“E Majta” ka parashtruar mbi 1.111  amendamente, për të cilat bëri të ditur deputeti, Boris Kërmov, në profilin e tij të Fejsbukut. Amendamente paralajmëruan edhe VMRO-DPMNE dhe VMRO Partia Popullore.

Nga Qeveria dje sqaruan se ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune kanë të bëjnë vetëm për projekte me interes strategjik dhe nacional dhe me to mundësohet opsioni për një javë më të gjatë pune dhe dita e diel, ditë pune vetëm për ndërtime të tilla ndërtimore, për çka sigurohet edhe pëlqim me shkrim nga vetë punëtori.