Maqedoni

Pendarovski për ligjet për Korridoret 8 dhe 10-D: Dispozita më e diskutueshme është 60 orë punë

12.04.2023 12:15

Presidenti Stevo Pendarovski do të presë të shoh...

Presidenti Stevo Pendarovski do të presë të shohë versionet përfundimtare të amendamenteve të propozuara për tetë ligjet që lidhen me ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D përpara se të vendosë nëse do të nënshkruajë dekretet e tyre. Sipas tij, në versionet aktuale të ligjeve, të cilat janë në procedurë parlamentare, ka dispozita kontestuese.

Sipas Pendarovskit, më e diskutueshme është kërkesa në ndryshimin e Ligjit për marrëdhënie pune për gjashtëdhjetë orë punë në javë.

“Më habit sepse Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim para disa muajsh në të cilin thotë se një “javë pune më e gjatë se 40 orë, me përjashtime, ku mund të punohet vetëm tetë orë shtesë, është antikushtetuese. Dhe tash ta kthesh  një ligj që e di se është jokushtetues, pra dispozita është antikushtetuese dhe nëse nuk e plotëson, të paguash pesëdhjetë milionë euro është krejt e papërgjegjshme.”, thotë Pendarovski.