Futboll

E pabesueshme! Ronaldinho mund të përfundojë në Angola

12.02.2015 19:01

E pabesueshme por e vërtetë.Ronaldinho, ish futbollisti i Milanit dhe Barcelonës, mund të luajë në Angola...

Sipas asaj që raporton e përditshmja braziliane "O Globo", klubi i Kabuscorp ka hedhur sytë nga ish kampioni i Botës.
 
"Po negociojmë me agjentin eRonaldinho Gaucho për ta marrë për një afat 1-vjeçar. Me Ronaldinhon mund të fitonim Champions League-n e Afrikës dhe mund të luanim suksesshëm me ekipet më të mira të Europës në Botërorin e Klubeve", ka thënë presidenti i klubit nga Angola, Bento Kangamba.
 
Në vitin 2012, i njëjti presidenti mundi të sillte në Afrikë yllin tjetër brazilian Rivaldo