Fluks i emigrantëve në Itali, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për 6 muaj

12.04.2023 10:32

Pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve....

Pas rritjes së jashtëzakonshme të fluksit të emigrantëve, Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme, e mbështetur me një kredi fillestare prej pesë milionë eurosh, do të zgjasë për gjashtë muaj.

Që nga fillimi i vitit, sipas Ministrisë së Brendshme, në Itali kanë mbërritur 31.292 emigrantë, gati katër herë e gjysmë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Mediat italiane duke cituar burime qeveritare kanë nënvizuar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme “bën të mundur sigurimin e përgjigjeve më efektive dhe në kohë në drejtim të menaxhimit të emigrantëve dhe akomodimit të tyre në territorin kombëtar.

Me gjendjen e jashtëzakonshme, mund të zbatohen procedura dhe veprime më të shpejta për të ofruar zgjidhje për pritjen e emigrantëve në një kohë të shkurtër me standarde adekuate.