Pendarovski takon Rubin, luftimi i dezinformatave, prioritet i qeverisë
Presidenti Stevo Pendarovski....

Presidenti Stevo Pendarovski do të takohet me përfaqësuesin special dhe koordinator të Qendrës për Angazhim Global të Departamentit Amerikan të Shtetit, James Rubin. Vizita e Xhejms Rubin në rajon ka për qëllim trajtimin e kërcënimeve hibride dhe dezinformatave.
Rubin ka potencuar se qasja e përbashkët në luftën kundër dezinformimit është modeli më i mirë. Rubin dje pati takim edhe me kryeministrin Kovaçevski, zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi, me ç’rast u potencua se, Qeveria qëndron me vendosmëri për kundërshtimin e dezinformatave dhe vazhdimisht vendos partneritete në këtë betejë globale, me partnerë strategjikë, me shërbime të pavarura të verifikimit të fakteve, me institucionet vendore dhe me organizatat mediatike.
