Futboll
Prezantohet Braida: Barça, klubi më i madh në Botë
12.02.2015 19:02
Ariedo Braida firmos për Barcelonën. 68-vjeçari është tashmë zyrtarisht Drejtori Sportivi klubit blaugrana...

Braida u prezantua sot nga presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe do të pasojë në detyrën e re ish drejtorin sportivtë skuadrës katalanase Andoni Zubizarreta, i cili u pushua nga puna vetëm pak kohë më parë.
Italiani ka një eksperiencë të madhe mbi supe dhe do të jetë një vlerë e shtuar për Barcelonën, pasi më parë ka mbuluar për vite me radhë detyrën e Drejtorit Teknik te Milani.
"Vij këtu nga Milani që gjithashtu ka një histori të madhe por Barcelona është klubi më i madh në Botë", deklaroi Braida, citon "Mundo Deportivo".
Sipas italianit, blaugranat kanë plot 40 milionë tifozë dhe për këtë janë të parët në Europë.
