Real Madrid – Chelsea, Në TVM2
Sfidat e para të fazës çerekfinale të Champions League do të vijojnë sot në mbrëmje me përballe të tjera...

Sfidat e para të fazës çerekfinale të Champions League do të vijojnë sot në mbrëmje me përballe të tjera, Real Madrid-Chelsea dhe Milan-Napoli. Kampionët e Europës në fuqi luajnë në shtëpi përballë londinezëve, që janë në një moment të dobët të sezonit. Los Blancos e kanë ndëshkuar Chelsean në dy raste në sezonet e fundit dhe shpresojnë që t’i falen traditës dhe cilësisë së individëve, për të marrë një rezultat shpresëdhënës për kualifikimin. Ançeloti me përjashtim të Ferland mendi nuk ka shqetësime të tjera për formacionin, madje do të ketë në gjendje optimal lojtarë që nuk morën minuta në kampionat si Modriç, Kros, Kamavinga apo Militao.
