NBA, Lakers me LeBron në play off, “bie” Miami
12.04.2023 15:05
Lakers fitojnë 108-102 përballë Wolves, duke siguruar play offin si kokë e 7-të serie në Perëndim...
Lakers fitojnë 108-102 përballë Wolves, duke siguruar play offin si kokë e 7-të serie në Perëndim, kundër Memphis, por hasën më shumë vështirësi se sa duhet duke mos bërë një figurë të mirë.
Në disavantazh edhe deri në 15 pikë, 10 pikë pas madje në periodën e katërt, të cilën e kaluan gjithmonë në ndjekje, shpëtuan falë gabimeve të Wolves, që të terrorizuar nga një skenë shumë e madhe për ta, paguan 24 topa të humbur, duke shënuar vetëm 12 pikë në periodën e katërt, para se të dorëzoheshin në shtesë.
Lebron shënoi 30 pikë, deciziv në moshën 38 vjeçare. Schroeder bëri diferencën nga stoli, por ishin Wolves që e hodhën tej fitoren. Shpëton mes tyre vetëm Conley , pasi paraqitja e Edwards dhe finalja e Towns ishin një makth. Tani duhet të rikuperojnë në shtëpi kundër fitueses mes New Orleans-Oklahoma City nëse nuk duan të nisin që tani pushimet.