Maqedoni
Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese, Mickovski: Nuk kam koment, kjo temë është e mbyllur
12.04.2023 15:37
Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese...

Grupi punues i Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese, me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera më të vogla duhet të futen në preambulën e aktit më të lartë ligjor në vend, mbledhjen e parë do ta ketë pas festave të Pashkëve dhe do të fillojë formulimin e propozimet për amendamentet për të cilat më pas do të hapet një diskutim publik, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë. Në Grupin e Punës tashmë janë propozuar zyrtarisht 13 anëtarë, të cilëve duhet t'u bashkohen edhe ekspertë.
Kjo përbërje do të duhet të punojë pa asnjë përfaqësues të opozitës, as nga blloku maqedonas dhe as nga ai shqiptar, sepse as VMRO-DPMNE e as dy partitë opozitare Alternativa dhe Besa nuk kanë propozuar përfaqësues të tyre në grupin punues. Ndryshe nga herët tjera, kur kërkonte medoemos zgjedhje të parakohshme, tani lideri i opozitës maqedonase, Mickoski, fare nuk dëshiron të komentojë mbi këtë çështje.
“Nuk kam koment, e kam thënë komentin tim. Kjo temë është e mbyllur dhe nuk kam çfarë të komentoj më shumë.”, - theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
Kovaçevski: Mickovski s’është deputet, është jorelevant
Kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk është deputet, kështu që nuk është relevant që të flet për ndryshimet kushtetuese dhe shpesh herë i ndryshon qëndrimet e tij, tha kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Procedura për ndryshimet kushtetuese duhet të fillojë, pohon Kovaçevski, i cili ka besim se Kuvendi ka kapacitete demokratike për këtë proces.
“Kryetari i VMRO-DPMNE-së nuk është deputet, kështu që është jorelevant për të folur për atë çështje dhe shumë shpesh i ndryshon qëndrimet. Fillimisht tha se e përkrah marrëveshjen me kryeministrin bullgar në atë kohë, pastaj nuk e përkrah, pastaj me kryeministrin Petkov tha se i përkrah ndryshimet kushtetuese, pastaj tha se nuk e përkrah atë, pastaj tha nëse ndonjë deputetët nga partia e tij voton për ndryshime kushtetuese ai do të jepte dorëheqjen, pastaj merrte deklarata të noterizuara se nuk do të votojnë, pastaj tha se i mbështesin ndryshimet, por sipas modelit kroat dhe pas tre ditësh përsëri tha se nuk mbështesin ndryshimet kushtetuese.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovаçevski.
Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë është kusht për vazhdimin e integrimeve evropiane të Maqedonisë, por qeveria nuk ka shumicën e nevojshme prej dy të tretash për ndryshimet kushtetuese.
SANIJE DURAKU
