Maqedoni

Shkup, qeni kafshoi për vdekje një fëmijë 8 vjeçar

12.04.2023 15:59

Një fëmijë 8 vjeçar ka ndërruar jetë pasi të martën në ora 18:25 është sulmuar nga një qen në lagjen “Pintia” të Shkupit...

Një fëmijë 8 vjeçar ka ndërruar jetë pasi të martën në ora 18:25 është sulmuar nga një qen në lagjen “Pintia” të Shkupit. Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni e më pas është sulmuar në kokë dhe qafë duke i shkaktuar vdekjen.  Tetë vjeçari me plagë të rënda ishte dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë, bën të ditur policia. Në momentin ku ka ndodhur tragjedia, pronarët e qenit nuk kanë qenë në shtëpi, ndërsa fëmija është futur në oborr dhe deri sapo luante me qenin ai e ka sulmuar. Sipas fqinjëve, pronari përveç qenit të rasës Bull Mastiv, ka pasur edhe një qen tjetër të cilët kohë pas kohe kanë dalë edhe jashtë oborrit, por nuk kanë bërë probleme.
 
“Nëse dëshiron të ruash qen, lidhe në oborr, mbylle derën dhe vaksinoje.”, - tha një qytetare.
 
“Nuk e di, e pa besueshme, tani patjetër të kujdesemi për fëmijën ta dërgoj në shkollë që të jem i sigurt. Nesër mund t’i ndodh dikujt tjetër.”, - tha një qytetare tjetër. 
 
“Kush dëshiron ta ruajë, duhet ta ruajë në mënyrë adekuate.”, - u shpreh një qytetare. 
 
Prokurori publik ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhrin e tij, trupi i fëmijës së ndjerë është dërguar për obduksion. 
 
BELINDA KOKA ADEMI