Maqedoni

Çmimet, qytetarët: Çmimet ekstrem të larta, tregtarët të pakënaqur edhe nga vendimi i qeverisë

12.04.2023 17:05

Qeveria korrigjoi çmimet e disa pemëve dhe perimeve dhe asnjë nga produktet e përfshira...

Qeveria korrigjoi çmimet e disa pemëve dhe perimeve dhe asnjë nga produktet e përfshira në vendim nuk duhet të jenë më shtrenjtë se 100 denarë për kilogram. Por, ekipi i TVM2 ishte në teren, por gjatë vizitës ka detektuar mosrespektim të vendimit qeveritar për çmimet. Edhe ketë ditë qytetarët nuk do të mund t’i gëzojnë benefitet dhe vendimet e qeverisë, sepse shumica e produkteve nuk kanë aspak ulje. Çmimi i domateve vazhdon të jetë 150 den kilogrami, i specave 200 denarë, ndërsa fasulja 160 denarë. 
Qytetarët me vlerësim se çmimet janë jashtëzakonisht të larta.  
 
“Edhe ne e kemi të vështirë. Edhe pse kemi dy paga mujore, të dytë punojmë në arsim, kjo është gjendja reale, por ndryshim nuk di sa do ketë. Çmimet janë ekstrem të larta.”, - tha një qytetar. 
 
“Për mua nuk luajnë rol çmimet, por ka shumë familje që nuk mund t’i përballojnë këto çmime.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
 
Ekipi jonë ka vërejtur se një pjesë e tregtarëve për të mos rënë në sy, nuk i shkruajnë çmimet e produkteve. Tregtarët janë të pakënaqur edhe nga vendimi i Qeverisë, sepse është në dëm të tyre. 
tregtaret 
 
“Jemi të revoltuar edhe nga deklaratat. Me këto vendimet  e fundit, të qytetarët po japin kundërefekt, po dënohen njerëzit.”, - tha një tregtar. 
 
“Te ne ndikon me të madhe dhe nuk e kemi shitjen që e kemi pasur. Çmimet  nuk varen nga ne, por nga importi. Ne duhet vetë të punojmë tokën dhe të kemi çmimet reale. Nuk duhet të presim vetëm nga importi,  çmimet dikush i ka vendosur, por ju ikim  fjalëve dhe inspektoratit, mos të vijmë deri tek problemet. Qytetarët vetëm pyesin për çmimet dhe largohen.”, - u shpreh një tregtar tjetër. 
 
“Edhe ne si tregtarë nuk kemi llogari më tepër, kjo është e gjitha. Për shembull, kilogrami i qepës kushton 80 denarë, çmimi i qepës është 80 denarë. Nuk ka prodhim të vendit, nëse ka prodhim atëherë më lirë është.”, - tha  një tregtar tjetër. 
 
Me vendimin e Qeverisë nga 5 prilli janë ngrirë çmimet e 11 llojeve të frutave dhe perimeve. Më herët janë ngrirë edhe çmimet e pastave dhe produkteve të qumështit, të cilët janë ulur për 15, konkretisht për 10 për qind, si dhe çmimet e vezëve dhe orizit, ndërsa buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë deri në 450 gramë në 33 denarë. 
 
REJHANE BUSHI METAJ