Futboll
Futsall/Juventus Serava fitoi derbin e Çairit
12.02.2015 19:05
Juventus Serava nuk ndalet. Ata po shkelin gjithçka para vetës. Kështu ishte edhe të mërkurën në mbrëmje kur mposhtën Shkupin me rezultat 4-2...

Juventus Serava nuk ndalet. Ata po shkelin gjithçka para vetës. Kështu ishte edhe të mërkurën në mbrëmje kur mposhtën Shkupin me rezultat 4-2 në ndeshjen e vlefshme për të tetën e finalës së kupës së Maqedonisë në futsall, dhe e cila ndeshje ishte cilësuar si një El Clasico e Shkupit.
Ndeshja është zhvilluar në sallën e sporteve “7 marsi” në Çair para një numri të madh të dashamirëve të futbollit të vogël.
Në fillim ndeshhja ka folur për Shkupin, të cilët kanë shënuar golin e epërisë nëpërmjet të Agron Fazlijës, por ky gol nuk kishte trembur lojtarët e juventusit të cilët më pas me dy golat e Nermin Bishevac bën përmbysje të rezultatit.
Deri në fund të sfidës janë shënuar edhe tre gola të tjerë, dy Juventusi dhe një Shkupi. Besnik Latifi dhe Qazim Sulejmani realizuan për bardhezinjtë, kurse Skender Kovaci për të kaltrit.
Me këtë triumf Juventusi ka kaluar ndoshta pengesën më të madhe në rrugën e saj drejt finalës, ndërsa tani në cerekfinale do ta mësoj kundërshtarin pasi të tërhiqet shorti.
Trajneri i juventusit është shprehur i kënaqur me angazhimin e të tijve dhe fitoren e arritur, ndërsa vlerëson paraqitjen e portierit Shefki Berisha.
Tani Juventusi i kthehet kampionatit, kur të shtunën udhëton në kumanovë për tu përballur me Ilirët, në derbin e fundjavës në futsall.
