Botë

Borrell infektohet me COVID-19, anulon vizitën në Kinë

12.04.2023 19:39

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell...

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
 
Lajmin e ka konfirmuar vetë Borrell përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shtoi se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma.
 
Për shkak të infektimit me COVID-19, ai do të shtyjë vizitën që kishte planifikuar në Kinë.
 
“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye, për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkroi Borrell në Twitter.