Futboll
Renova i mbyll me fitore përgatitjet në Ohër
12.02.2015 19:07
Në ndeshjen e katërt kontrolluese gjatë përgatitjeve të fazës së dytë në Ohër, ekipi i Renovës ka shënuar fitore të merituar kundër skuadrës Radnik, anëtare e ligës së dytë serbe...

Autor të golave pë ekipin e Renovës ishin Saimir Fetai në pjesën e parë dhe Erblin Shaqiri në pjesën e dytë ia siguroi fitoren xhepçishtasve.
Rast ideal për të rritur epërsinë e Renovës ka pasur edhe Argjend Gafuri nga penaltia, mirëpo gjuajtjen e tij e ka mbrojtur portieri mysafirë. Kjo ndeshje ishte një rast i mirë për trajnerin Qatip Osmani që të testoj futbollistët të cilët i ka në dispozicion për pjesën e dytë të kampionatit.
Renova, të enjten, kthehet në Tetovë ku do të vazhdoj me fazën e tretë dhe të fundit deri me 1 mars, kur fillon pjesa pranverore e kampionatit në Ligën e parë të futbollit.
