Gjykimi kundër ish-krerëve të UÇK-së, sërish mbahet seancë e mbyllur

13.04.2023 11:36

Në Gjykatën Speciale në Hagë...

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar sërish dëshmia e dëshmitares së parë në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe seanca e sotme është sërish e mbyllur.

Sikurse dy ditë më parë, edhe sot  dëshmitarja e Prokurorisë po dëshmon në seancë të mbyllur për publikun.

Siç dihet Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi i mohuan akuzat në fillim të procesit gjyqësor, përderisa mbrojtja, në shpalosjen e fjalës hyrëse, pretendoi se UÇK-ja nuk pati organizim hierarkik të tillë që parashihte që anëtarët e Shtabit t’i kontrollonin zonat operative e komandat lokale.