Linja të reja ajrore në aeroportet Shkup dhe Ohër, Kovaçevski: Do të kemi rritje ekonomike

13.04.2023 12:20

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski...

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarskin,  prezantuan linjat e reja ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostoll Pavle” i Ohrit.

Qeveria është e përkushtuar që qytetarëve t’u mundësojë lidhje me destinacionet evropiane dhe botërore, por edhe do të tërheqim numër më të madh të investitorëve, u tha me këtë rast.

“Kompania gjermane “Lufhanza” dhe kompania hungareze “Vizer” u paraqitën në thirrjen publike për përkrahjen financiare dhe është lidhur marrëveshje me to. Thirrja publike për përkrahje financiare ka të bëjë me periudhë tre vjeçare nga viti 2023 deri më tetor të vitit 2025, ndërsa ndihma financiare kap vlerën prej 5 milion euro për tre vite. Unë jam i sigurt se me subvencionimin e linjave ajrore, ne sigurojmë rritje ekonomike edhe komunikacionit ajror.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

“Ministria e Transportit dhe lidhjeve ka  prezantuar  destinacione të reja për të cilat ka pasur interesim të madh nga qytetarët . Ka edhe fonde shtesë për shpalljen e thirrjes së re në fund të vitit për të tërhequr destinacione të reja. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka siguruar 1.1 milionë euro në buxhetin e saj këtë vit për këtë qëllim dhe gjithsej pesë milionë euro për programin trevjeçar.”, - theksoi ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.