Koreja e Veriut lëshon raketën e parë balistike ndërkontinentale

13.04.2023 12:32

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike drejt detit mes Gadishullit Korean dhe Japonisë...

Koreja e Veriut kreu lëshimin e saj të parë të raketës balistike ndërkontinentale në një muaj, duke testuar ndoshta një raketë të re, që është më e vështirë për t'u zbuluar. Me këtë lëshim, Koreja e Veriut vazhdon serinë e testeve provokuese të raketave.

Provat me raketa të Koresë së Veriut kanë shtuar gjithashtu urgjencën për Seulin dhe Tokion që të forcojnë gatishmërinë e tyre ushtarake. Japonia gjithashtu u ka kërkuar banorëve të ishullit Hokkaido që të strehohen si masë paraprake.
 
Ekspertët thonë se diskutimet mes udhëheqësve botërorë në takimet e muajit të ardhshëm të Grupit të Shtatëshes në Japoni mund të jenë gjithashtu vendimtare për ruajtjen e presionit diplomatik ndaj Koresë së Veriut pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së është bërë jofunksional, për shkak të përplasjeve mes anëtarëve të përhershëm. 
 
Pekini dhe Moska vitin e kaluar bllokuan një përpjekje të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të forcuar sanksionet e Këshillit të Sigurimit ndaj Koresë së Veriut për disa nga testet e saj më të mëdha me raketa, duke nxjerrë kështu më në pah një ndasi të thelluar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.