Fitore e madhe e Real Madridit ndaj Chelseat

13.04.2023 14:06

Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë shënuar nga një gol për fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat....

Karim Benzema dhe Marco Asensio kanë shënuar nga një gol për fitoren e Real Madridit ndaj Chelseat. Madridi fitoi 2:0 të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu” në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
 
Madrilenët kanë dominuar në fushë, ndërsa kanë rrezikuar dukshëm më tepër se londinezët. Benzema gjeti rrugën drejt portës në minutën e 22-të për të vazhduar me formë të lartë. Me rezultatin 1:0 përfundoi pjesa e parë.
 
Ndërkohë Marco Asensio konkretizoi me gol një aksion të bukur të Real Madridit në minutën e 74-t. Chelsea prej minutës së 59-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Ben Chilvell u ndëshkua me karton të kuq. Ndonëse fitorja e madrilenëve është bindëse, skuadra gjysmëfinaliste do të përcaktohet në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Stamford Bridge” më 18 prill.