Milani fiton ndeshjen e parë, gjysmëfinalisti caktohet në Napoli

13.04.2023 14:08

Fitorja 1:0 e Milanit në “San Siro” e lë të hapur çështjen e skuadrës që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve....

Fitorja 1:0 e Milanit në “San Siro” e lë të hapur çështjen e skuadrës që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Milanit të mërkurën mbrëma fitoi me rezultat minimal ndaj Napolit, në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit.
 
Napoli është për herë të parë në këtë fazë dhe do ta kërkojë kualifikimin në ndeshjen e dytë, që zhvillohet në stadiumin “Diego Maradona” më 18 prill. Ismale Bennacer shënoi golin e vetëm në minutën e 40-të të ndeshjes.
 
Napoli prej minutës së 74-t luajti me një lojtar më pak në fushë. Andre Zambo Anguisa u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Amir Rrahmani dhe Elif Elmas e kompletua ndeshjen te Napoli ndërsa në minutën e 93-të Ragmani u ndëshkua me karton të verdhë.