NBA: Chicago e Oklahoma fitojnë dhe vijojnë garën për një vend në play off
13.04.2023 14:11
Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së fazës play in, ku në fushë kanë zbritur skuadrat e renditura në vendet 9-10 në Konferencat përkatëse....

Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së fazës play in, ku në fushë kanë zbritur skuadrat e renditura në vendet 9-10 në Konferencat përkatëse. Kështu, në Lindje, ekipi i Chicago, mundi 109-105 Toronto jashtë fushe, në një ndeshje me rivalitet deri në fund.
Toronto nuk përfitoi nga faktori fushë edhe pse Siakam realizoi 32 pikë, duke u eliminuar nga gara për titull. Për Chicago u dallua Zach LaVine me 39 pikë. Bulls, në ndeshjen tjetër të play in, do të përballen me Miami Heat.
Në Perëndim, ekipi i Oklahoma fitoi 123-118 ndaj New Orleans, një ndeshje spektakolare. Për Oklahomën u dalluan Shai me 32 pikë e Giddey me 31 pikë, që në ndeshjen tjetër të play in do të luajnë ndaj Minnesota, ndërsa New Orleans eliminohet.