Maqedoni
Rrezik nga përhapja e “Tularemisë”, regjistrohen edhe tre raste të reja
13.02.2015 14:39
Tre paraqitje për shkaktues të dëshmuar të sëmundjes infektuese “Tularemi” tek tre persona janë arritur në dy javët e fundit deri te Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve...

Tre paraqitje për shkaktues të dëshmuar të sëmundjes infektuese “Tularemi” tek tre persona janë arritur në dy javët e fundit deri te Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve Infektuese pranë Institutit për Shëndet Publik.
Fillimi i simptomave tek rasti i parë u vërejtën nga mesi i dhjetorit të vitit 2014, ndërsa rasti i fundit jep të dhëna për paraqitje të simptomave të para para dy muajve. Të gjithë tre të sëmurët janë nga Shkupi, por nuk është dëshmuar ekzistenca e lidhjes epidemiologjike mes tyre.
Të tre rastet janë nga pjesë të ndryshme të qytetit dhe të moshave të ndryshme.
“Tularemia” është sëmundje akute infektive, nga e cila janë të infektuar edhe njerëzit edhe kafshët, ndërsa është shkaktuar nga një bakterie.
Kjo sëmundje i takon grupit të vatrave natyrore të infeksioneve.
Njeriu mund të infektohet nga “Tularemia” nëpër të gjitha rrugët e mundshme epidemiologjike të bartjes dhe mjafton edhe kontakti i drejtpërdrejtë i lëkurës ose mukozës me inde ose gjak të kafshëve të infektuara gjatë rrjepjes së mishit, përgatitjes së ushqimeve, ose vetëm prekjes. Sëmundja zakonisht zgjat prej 2 deri në 4 javë.
