Ministria e Drejtësisë: Deri në fund të javës, emrat e ekspertëve

13.04.2023 15:16

Ministria e Drejtësisë tashmë ka bërë të ditur emrat e përfaqësuesve...

Ministria e Drejtësisë tashmë ka bërë të ditur emrat e përfaqësuesve të propozuar nga partitë politike në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese, ndërsa deri në fund të javës do të dihen edhe ekspertët e fushës.

Veç më është e konfirmuar se pas Pashkëve propozimet do të jenë në letër. 

“Emrat e ekspertëve të cilët do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës.”, bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë.

Amendamentet do të përpilohen dhe do t'i kalojnë Qeverisë dhe më pas do t'i dorëzohen Kuvendit. Siç dihet opozita nuk ka propozuar përfaqësuesit e saj në grupin e punës.

Kovaçevski: Deputetët të vendosin për ardhmërinë evropiane

Kryeministri Kovaçevski duke komentuar qëndrimin e opozitës rreth ndryshimeve kushtetuese, thotë se është në dorë të të zgjedhurve të popullit  të demonstrojnë kapacitet demokratik dhe të vendosin për ardhmërinë evropiane të qytetarëve.

“Opozita ishte kundër anëtarësimit në NATO, por ja ne jemi në NATO, opozita ishte kundër marrëveshjes me FRONTEX, por ne e nënshkruam, ashtu që deputetëve u mbet të që të kenë kapacitet demokratik dhe vizion që të sigurojnë të ardhme evropiane për qytetarët.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.              

Paraprakisht, kreu i VMRO-DPMNE-së disa herë ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës në këtë përbërje parlamentare dhe se formimi i grupeve punuese është jokushtetuese.

Sipas opozitës maqedonase, së pari duhet të vendoset Kuvendi me dy të tretat për të ndryshuar Kushtetutën, pastaj formohet një komision kushtetues brenda Kuvendit, jo një grup pune, i cili përgatit një draft ndryshimesh që kalojnë me 61 deputetë.

Edhe Alternativa dhe Besa nuk kanë propozuar anëtarët e tyre në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese. (Sanije Duraku, TVM2)