Botë
Francë, protesta dhe revoltë kundër reformës për pension
13.04.2023 17:33
Franca përsëri në zjarr. Po rritet edhe më shumë revolti ndaj reformës për rritjen e viteve të pensionimit...

Franca përsëri në zjarr. Po rritet edhe më shumë revolti ndaj reformës për rritjen e viteve të pensionimit. Sindikatat në protestë para vendosjes së ligjit përfundimtar ndaj propozim-ligjit të këshillit kushtetues, i cili duhet të vendoset nesër, e që ka nxitur protesta të dhunshme dhe masive te qytetarët.
“Mbajmë shpresa që do të ketë njerëz të mençur në Këshill, që do të thonë se diçka po ndodh në Francë. Patjetër të gjendet rrugëdalje nga kjo krizë. Zgjidhja është tek Këshilli Kushtetues, i cili duhet ta hedhë poshtë këtë ligj.”, - tha një protestues.
Këshilli Kushtetues pritet të shpallë nesër rezultatet e shqyrtimit të propozim-reformës. Ai mund të anulojë pjesërisht ose plotësisht reformën e pensioneve ose ta shpallë atë kushtetuese.
Qeveria po mundohet që ta shtyjë moshën e pensionimit nga mosha 62 në 64. Presidenti Macron siguron se debati publik do të vazhdojë. E djathta qeveritare dëshiron që me reformën ta mbyllë vrimën financiare në Fondin Pensional. Pret që të hyjë në fuqi deri në fund të vitit.
“Kërkojmë pajtim dhe dialog. I dënojmë të gjitha format e dhunës. Nuk duam të shohim asnjë formë dhune dhe presioni, i cili do të ishte barrë për institucionet e shtetit. Këshilli Kushtetues ka të drejtë të debatojë hapur dhe vendimi të zbatohet nga të gjithë.”, - deklaroi presidenti i Francës, Emanuel Macron.
Protestat ishin intensive, sepse Qeveria pa u votuar e paraqiti propozim-ligjin tek Ansamblea Kombëtare.
FITORE DEMOLLI
