Maqedoni

Gjykatat e ngathta, nisi nga fillimi gjykimi Zekirin

13.04.2023 18:24

Pas shumë shtyerjeve të seancave dhe ndryshimit të këshillit gjykues të gjykatës penale Shkup..

Pas shumë shtyerjeve të seancave dhe ndryshimit të këshillit  gjykues të gjykatës penale Shkup nga fillimi nisi  gjykimi për ish sekretarin e përgjithshëm të  Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Ai sërish është shprehur i pafajshëm respektivisht mohon të ketë keqpërdorur pozitën zyrtare. Pas mbarimit të seancës avokati i Zeqirit më qëndrim:
 
“Paratë që ngarkohen mbi klinetin e tij nuk janë në atë vlerë që u prezantuan fillimisht prej 147 milionë euro. Gjithashtu, u vërtetua se vlera e cila është paguar dhe angazhimi I shtëpive revizore, të cilat kanë punuar në dy lëndët, korrespondon me çmimin real dhe vlerën për çka është paguar ajo shumë.”, tha avokati Aleksandar Trajkovski. 
 
Në dëshminë e procedurës dëgjohet dëshmitari Petko Dimitrov  si drejtues i kompanisë për shërbime konsulente e cila ka lidhur marrëveshje me Qeverinë për ndihmesë gjatë privatizimit të Hekurudhës. Dëshmitari ka thënë se si kompani nuk e kanë parë ftesën e Qeverisë për bashkëpunim nëse kjo e fundit ka qenë në harmoni me ligjin për furnizime publike.
 
Eksperti Kiro Kostov nga fusha e ekonomisë është shprehur se sipas ekspertizave të tij është konkluduar se Qeveria i ka nënshruar marrëveshjet jashtë procedurës për furnizime publike. Prokuroria ngarkon Zeqirin për marrëveshje joligjore të tenderëve për shërbime konsulente dhe se është dëmtuar buxheti për 1,4 milion euro.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU