Maqedoni

Inspektorati i Tregut në terren, ka evidentuar disa shkelje

13.04.2023 21:00

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 650 inspektime dhe kontrolle dhe kanë konstatuar kundërvajtje në 22 subjekte ekonomike....

Inspektorati Shtetëror i Tregut ka kryer 650 inspektime dhe kontrolle dhe kanë konstatuar kundërvajtje në 22 subjekte ekonomike, të cilat janë sanksionuar me gjobë prej mbi 1.300.000 denarë. Inspektorati Shtetëror i Tregut mori një vendim për çmimin më të lartë të produkteve individuale në tregtinë me pakicë pas ndryshimeve në vendimin e qeverisë për ngrirjen e çmimeve të frutave dhe perimeve. 
 
Sipas inspektoratit, çmimi i kilogramit të thjerrëzave nuk guxon të jetë më i lartë se 110 denarë. I specave të gjelbër të freskët deri në 100 denarë. Për kilogram domate, tranguj dhe fasule deri në 95 denarë, për kilogram banane deri në 75 denarë, për kilogram qepë deri në 70 denarë, për kilogram mandarina deri në 65 denarë dhe për kilogram limon dhe portokall deri në 60 denarë. 
 
Dogana: 11 importues dyshohen për fatura të rreme
 
Ndërkohë nga Drejtoria e Doganave thonë se 11 importues të produkteve bujqësore dyshohen për fatura të rreme. Drejtoria e Doganave kërkon të dhëna shtesë nga Doganat në Greqi, Serbi, Turqi, Shqipëri, përkatësisht nga vendet që janë eksportuar produktet. 
 
Sipas Doganave posa të merren përgjigjet nga rajoni, nëse vërtetohet dyshimi se janë dorëzuar fatura të rrejshme gjatë zbatimit të procedurës së importit, Dogana do të ngrejë procedurë për mbledhjen shtesë të detyrimeve të shmangura, si dhe procedurë për konstatimin e kundërvajtjes ose përgjegjësi penale, në varësi të sasisë së akuzave të shmangura. Nëse konstatohet se nëpunësit doganor nuk kanë vepruar në përputhje me rregulloret ligjore dhe aktet e brendshme të Drejtorisë, do të ndërmerren masa përkatëse për përcaktimin e përgjegjësisë.