Kryediplomati spanjoll Albarez në Shkup vjen për të mbështetur eurointegrimet
Ministri për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim i Mbretërisë së Spanjës...

Ministri për Punë të Jashtme, dhe Bashkëpunim i Mbretërisë së Spanjës, José Manuel Albarez Bueno, sot, do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Nga MPJ-ja njoftojnë se krahas marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve, në fokus të bisedimeve pritet të jetë përshpejtimi i procesit të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian, në dritën e presidencës së ardhshme të Spanjës me Këshillin e BE-së në gjysmën e dytë të vitit.
Në këtë drejtim është planifikuar nënshkrimi i Memorandumit dypalësh të Mirëkuptimit për Zhvillimin e Bashkëpunimit në Procesin e Anëtarësimit në BE.
Në takim do të trajtohen edhe mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, si dhe bashkëpunimi sektorial në segmente të tjera të jetës shoqërore.
