Maqedoni
Klinika e Urologjisë: 100 transplantime për më pak se tre vjet
13.02.2015 15:27
Për më pak se 3 vjet janë bërë 100 transplantime të veshkave, që është një numër rekord dhe një nga sukseset më të mëdha në historinë e Klinikës së Urologjisë...

Sot në këtë klinikë u bë transplantimi i veshkës së një gjysheje 68 vjeçare për nipin e saj 24 vjeçar.
“100 transplantimet i bëri ekipi i ri me shefin e ri të ekipës. Klinikën para 3 vitesh e braktisën dy profesorë dhe katër specialistë. Prej kësaj ekipe janë formuar 2 grupe, të cilët në çdo moment janë të gatshëm të bëjnë transplantim edhe eksplantim të veshkave”- deklaroi drejtori i Klinikës së Urologjisë, Mihail Penev.
Shefi i Departamentit të Transplantimeve, Sasho Dohçev, theksoi se numri i transplantimeve është rritur dyfish dhe kjo paraqet një sukses të jashtëzakonshëm.
“Me këtë numër në rritje të transplantimit të veshkave, në regjistrin zyrtar të numrit global për transplantim të veshkave jemi pozicionuar në vendin e nëntë, që deri tani është suksesi më i madh i klinikës sonë dhe shtetit tonë”- tha shefi i Departamentit të Transplantimeve, Sasho Dohçev.
Drejtori i neurologjisë, Mihail Penev, theksoi se për këtë rritje të numrit të transplantimeve ka kontribuar edhe buxheti i ndarë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor dhe nga Ministria e Shëndetësisë, që është 600.000 denarë për transplantim jo të komplikuar dhe 1 milion denarë për transplantim të komplikuar.
ERSAN PAJAZITI
