Shkup, policia rrugore shqipton gjithsej193 masa, 86 prej tyre për tejkalim shpejtësie
14.04.2023 10:10
MPB njofton....

MPB njofton se policia dje ka vazhduar me kontrollet e saj të zakonshme rrugore, me çka janë shqiptuar 193 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 193 masa, ndër të cilat 86 masa për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë masa për tejkalim të kundërligjshëm të automjeteve. Është shqiptuar një masë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tre masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruar”, njoftojnë nga MPB.
