Maqedoni
“E Premtja e Madhe”, festohet nga besimtarët ortodoksë në vend
14.04.2023 10:29
“E Premtja e Madhe” e Pashkëve kremtohet si festë fetare e besimtarëve ortodoks...

“E Premtja e Madhe” e Pashkëve kremtohet si festë fetare e besimtarëve ortodoks. Kjo ditë, sipas kishës është ditë lutjeje e heshtjeje, ditë e mundimeve dhe kryqëzimit të Jezu Krishtit.
Në nocionet e krishtera, “E Premtja e Madhe” është dita më e errët dhe më e trishtuar, e shënuar nga dhimbja, nga vuajtja çnjerëzore dhe kryqëzimi i Jezu Krishtit. Kjo është java në të cilën rikujtohemi, por edhe marrim pjesë në ngjarjet që kanë ndodhur në atë kohë, të cilat kanë të bëjnë me vuajtjet e Jezu Krishtit për tërë botën, kryqëzimi i tij dhe në fund edhe ringjallja e tij, thonë nga kisha ortodokse maqedonase.
