Dita e 415-të e luftës në Ukrainë

14.04.2023 11:45

Është dita e 415-të e luftës në Ukrainë...

Është dita e 415-të e luftës në Ukrainë. Ushtria ruse vazhdon të sulmojë qytetin e shkatërruar lindor të Ukrainës, Bakhmut dhe të bombardojë Khersonin, një qytet në jug të vendit.

Në të njëjtën kohë, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike tha se pas dy shpërthimeve të fundit pranë termocentralit më të madh evropian të Ukrainës, Zaporozhia, i cili është në duart e Rusisë, Evropa jeton në rrezik të vazhdueshëm të një fatkeqësie bërthamore.

Nga ana tjetër, Gjermania miratoi kërkesën e Polonisë për eksportin e avionëve të vjetër luftarakë gjermanë MiG-29 në Ukrainë.