Koreja e Veriut teston raketë me rreze të gjata
Koreja e Veriut deklaron se ka testuar një raketë të re....

Koreja e Veriut deklaron se ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi. Këto lloje raketash janë më të fuqishme dhe më vështirë detektohen. Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA) lëshoi njoftimin një ditë pasi fqinjët e Veriut detektuan lëshimin e një rakete me rreze të gjatë veprimi nga afërsia e Phenjanit.
Analistët kanë thënë se testimi i kësaj rakete paraqet një përparim të rëndësishëm drejt qëllimit të Koresë së Veriut për të ndërtuar arsenalin bërthamor që do të mund të kërcënonte direkt SHBA-në. KCNA tha se testimi i raketës është mbikëqyrur nga lideri verikorean, Kim Jong Un, i cili e përshkroi raketën – të emëruar Hëasong-18 – si armën më të fuqishme të forcave të tij bërthamore, që do të rrisë aftësitë kundërsulmuese në dritë të kërcënimeve të jashtme të krijuara nga aktivitetet ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon.
Që nga viti 2017, Koreja e Veriut ka testuar raketa të ndryshme ndërkontinentale për të shfaqur forcën dhe aftësinë potenciale për të goditur shtetet tjera.
Por, të gjitha këto raketa kanë qenë me lëndë djegëse të lëngshme, që marrin më shumë kohë për t’u lëshuar. Ende është e paqartë se sa afër është Koreja e Veriut që të ketë një raketë të tillë, që do të ishte e aftë të sulmonte tokën amerikane.
