Shpërthimi në një fermë në Teksas

14.04.2023 12:30

Shpërthimi në një fermë në Teksas...

Shpërthimi në një fermë në Teksas, ka vrarë rreth 18.000 mijë lopë qumështorë, ndërsa rëndë është lënduar fermer ja, bëjnë të ditur shërbimet shtetërore. Shpërthimi ka ndodhur të premten në një të qarkut Castro, rreth 600 kilometra në veriperëndim të Dallasit.

Supozohet se zjarri ka filluar në një makinë që përdoret për pastrimin e plehut organik. Instituti i Mirëqenies së Kafshëve me bazë në Uashington, njoftoi se nëse shifra prej 18.000 lopëve të vrara  konfirmohet, do të ishte deri tani zjarri më vdekjeprurës në fermë me vdekje të bagëtive që nga regjistrimet që mbahen prej vitit 2013.

BBC thotë se të paktën 3 milionë kafshë kanë ngordhur në ferma të ndryshme të SHBA-së, nga 2018 deri në 2021.