Botë
Abazoviq dhe Kurti: Mali i Zi dhe Kosova e shohin ardhmërinë në BE
14.04.2023 14:16
Qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht ndryshimeve në skenën politike...

Qasja e Malit të Zi ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë, pavarësisht ndryshimeve në skenën politike, ka deklaruar në Prishtinë, kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq. Njëherit, Abazoviq në press konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se dy vendet ardhmërinë e tyre e shohim në Bashkimin Evropian.
“Në Mal të Zi kanë ndodhur disa procese politike, por kjo nuk do të ndërrojë kurrfarë politike ndaj Kosovës zyrtare. Ju mundeni të llogaritni në Malin e Zi, në atë që kanë me qenë aktivitete ndërkombëtare të Kosovës në të ardhmen. Ne jemi më se të gatshëm me kapacitetet tona të përkrahim Kosovën. Kryeministri ka përmendur disa segmente që janë me rëndësi, besoj se në një kandidim ku Kosova ka kandiduar për ARSISI, do të kenë përkrahjen e Malit të Zi. Kjo nuk varet vetëm nga dy shtetet, por sa i përket Malit të Zi do të kishim qenë shumë të lumtur që dikush nga Kosova të jetë në krye të një institucioni rajonal.”, - deklaroi kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
“Biseduam edhe për bashkëpunimin rajonal dhe bashkëpunimin që ka ky bashkëpunim për integrimin e ekonomive tona, afrimin e qytetarëve dhe përshpejtimin e integrimit në BE. Na gëzon fakti se Mali i Zi i ka ratifikuar tri marrëveshjet e mobilitetit në tregun e përbashkët rajonal në kuadër të procesit të Berlinit.”, - theksoi kryeministëri i Kosovës, Albin Kurti.
Kurti dhe Abazoviq paraprakisht kanë nënshkruar marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës. Abazoviq u prit edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili ia dhuroi Abazoviqit “Çelësin e Prishtinës”.
GYLTENE SINANI
