Ndërtimi i Korridoreve 8 dhe 10, opozita kërkon publikimin e marrëveshjes

14.04.2023 15:46

Opozita maqedonase kërkon nga qeveria që të publikojë marrëveshjen e nënshkruar....

Opozita maqedonase kërkon nga qeveria që të publikojë marrëveshjen e nënshkruar me konzorciumin amerikano-turk “Behtel dhe Enka” për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10.

Sipas VMRO – DPMNE-së, pushteti po fsheh dokumentet, pasi që e njëjta është e nënshkruar sipas ligjeve joekzistuese, të cilin  tanimë po tentojnë ta ndryshojnë në Kuvend duke rritur orët javore të punës në 60.

“Gjykata kushtetuese një gjë të tillë e ka shpallur si jokushtetuese me vendim të korrikut të vitit 2022. Pikërisht ky vendim i gjykatës kushtetuese paraqet bazë për përndjekje penale të Artan Grubit, Dimitar Kovaçevski dhe të tjerëve të cilët tetë muaj më vonë kanë firmosur marrëveshje të dëmshme që nënkupton ndëshkim prej 200 milion eurove.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lidhja Demokratike madje insiston që marrëveshja të analizohet publikisht, në të kundërtën fshehja e dokumentit shton dyshimet për përfshirje korruptive.

“Lidhja Demokratike fton të gjithë deputetët të refuzojnë vazhdimin e debatit për ligjet me procedurë të përshpejtuar dhe të insistojnë që për të njëjtat të debatohet me procedurë të rregullt dhe pas tyre do të qëndrojë qeveria dhe jo një grup i deputetëve.”, kumtojnë nga Lidhja  Demokratike.

Socialdemokratët me kundërakuza se VMRO po përhap gënjeshtra për projektin më strategjik të vendit. Sipas tyre pretendimet e pozitës janë tendencioze duke akuzuar ndërmarrjen me renome amerikane se po vjedh para dhe është e përfshirë në krim. Për LSDM-në investimet në korridoret tetë dhe dhjetë janë projektet më madhore në historinë e ekzistimit të shtetit dhe në interes të qytetarëve. (Meral Ismaili, TVM2)