Luftimet në Ukrainë, shënjestër e Rusisë, qytetet Bakhmud dhe Marianka
Luftime intensive janë duke u zhvilluar në disa qytete të Ukrainës....

Luftime intensive janë duke u zhvilluar në disa qytete të Ukrainës, por betejat më të përgjakshme janë brenda dhe përreth qytetit të rrethuar të Bakhmudit dhe Mariankës.
Ushtria ukrainase tha se forcat e saj kanë zmbrapsur 49 sulme të forcave pushtuese ruse gjatë ditës. Rusia duket se nuk heq dorë nga ky qytet.
“Armiku nuk po heq dorë nga planet e tij për të pushtuar territorin tonë, pavarësisht humbjeve të mëdha. Luftimet më të ashpra po vazhdojnë për Bakhmudin dhe Marijankën.”, - tha një ushtar ukrainas.
Moska pretendoi se ka ndërprerë të gjitha daljet për trupat ukrainase në Bakhmud, por kreu i grupit të mercenarëve “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tha se ende është “shumë herët” të thuhet se qyteti është rrethuar.
“Betejat më të vështira të përgjakshme po shkojnë me radhë, kështu që është shumë herët për të folur për rrethimin e plotë të Bakhmudit. Tetëdhjetë për qind e Bakhmudit është nën kontrollin tonë, pjesët e mbetura po rezistojnë me kokëfortësi.", - theksoi Yevgeny Prigozhin nga “Wagner Group”
NATO gjithmonë ka treguar mbështetje për Ukrainën, kësaj radhe trajnon operatorët ukrainas të tankeve, për përdorimin e tankeve “Leopard” në një poligon stërvitor në Poloni.
“Pra, tanku “Leopard” sjell shumë më tepër saktësi sesa tanket e serisë T. “Leopardi” mund të arrijë 30, 40 kilometra duke shkuar mbrapa. lehtë kështu që është padyshim një sistem më i avancuar dhe sjell shumë më tepër përfitime në fushën e betejës për ne si ukrainas.”, - u shpreh trajnuesja e “Leopardit”.
“Ukrainasit që janë këtu kanë ardhur tashmë nga platformat e tankeve të serisë T., kështu që ata tashmë vijnë me atë njohuri për gjuajtjen dhe njohuritë e sistemeve mekanike.”, -theksoi inspektori i ushtrisë kanadeze.
ShBA-të dhe vendet e BE-së , jo vetëm që e kanë mbështetur Ukrainën në të gjitha mënyrat, por kanë vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë, por jo vetëm kaq, së fundmi ShBA-të kanë vendosur sanksione edhe ndaj aleatëve të Rusisë.
"Me gjithë kërcënimet ndaj të gjithë partnerëve tanë të bëra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të mos bashkëpunuar me Federatën Ruse dhe Republikën e Bjellorusisë nën frikën e të ashtuquajturave sanksione dytësore dhe llojet e tjera të ndëshkimeve, tregtia mes aleatëve të Rusisë po rritet. Vitin e kaluar u rrit me më shumë se gjashtë për qind, vëllimi i saj i kaloi njëqind miliardë dollarë.", - deklaroi ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov.
Për të biseduar rreth situatës në Ukrainë, janë mbajtur takime mes krerëve të vendeve aleatë të Rusisë. Në një atmosferë shumë të ngrohtë, presidenti kinez Xi Jinping priti homologun e tij brazilian, Lula da Silva. Xi dhe Lula ranë dakord që dalja nga kriza në Ukrainë mund të bëhet vetëm përmes dialogut dhe negociatave dhe jo përmes luftës. (Farije Dauti Bakiu, TVM2)
