Turneu i Barcelonës, Rafael Nadal merr vendimin përfundimtar
14.04.2023 17:15
Rafael Nadal nuk do të jetë pjesë e “Barcelona Open”....

Rafael Nadal nuk do të jetë pjesë e “Barcelona Open”. Lëndimi i pësuar në grand slamin “Australian Open” vijon ti krijoj telashe dhe koha e rikuperimit do të vazhdojnë edhe më tutje.
Lajmin për mos pjesësmarjen në turneun spanjoll e shpërndau vet spanjolli në rrjete sociale. “Barcelona është një turne i veçantë për mua, pasi aty luaj si në shtëpinë time. Nuk jam ende gati për t’u rikthyer në fushë, ndaj nuk do të luaj aty. Do të vazhdoj fazën time të rehabilitimit për t’u rikthyer sa më shpejt në fushë”, shkruan në postimin e tij Nadal.
Një lajm i keq për tifozëte tenisit, që shohin të tërhiqet nga një tjetër turne fituesi I 22 grand slam në karrierë, që ende nuk ka rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në Australian Open, në janar. Turenu I Barcelonës do të nisë të hënën, ndërsa në Spanjë shkruajnë se 36-vjeccari rrezikon që të mungojë dhe në turneun e Madridit, e me gjasa do të kthehet vetëm për turneun e Romës, që do të luhet pas disa javësh. Objektivi kryesor iNadal është që ai të jetë gati me çdo kusht në grand slam e Roland Garros, ndaj nuk dëshiron që të rrezikojë e të kthehet para kohe në fushat e tenisit.