Maqedoni
Trump sërish në prokurori, ka fryrë vlerën e pasurisë
14.04.2023 18:08
Ish-presidenti Donald Trump u kthye në Menheten, kjo është hera e dytë si pjesë e hetimeve të prokurores shtetërore të Nju Jorkut, Letisia Xhejms...

Ish-presidenti Donald Trump u kthye në Menheten, kjo është hera e dytë si pjesë e hetimeve të prokurores shtetërore të Nju Jorkut, Letisia Xhejms, pasi ajo e morri detyrën në vitin 2019, njoftojnë mediat amerikane. Trump po dëshmon si pjesë e një hetimi shumëvjeçar për punët dhe familjen e tij. Trump u thirr në të drejtat e tij të Amendamentit të Pestë për më shumë se 400 herë gjatë fjalimit të tij të parë në gusht. Ai mohoi çdo keqpërdorim dhe tha se hetimi ishte i motivuar politikisht dhe se është një "gjueti shtrigash". Ish-presidenti amerikan Trump, jo vetëm që dëshiron, por edhe do të dëshmojë para prokurorit të shtetit, tha avokatja e Trump, Alina Haba.
"Ai vazhdon të jetë i vendosur në qëndrimin e tij se nuk ka asgjë për të fshehur dhe dëshiron ta informojë prokuroren për suksesin e jashtëzakonshëm të kompanisë së tij me vlerë prej disa miliarda dollarësh.", u shpreh avokatja e tij, Alina Habba, nëpërmjet një deklarate.
James, ngriti një padi kundër Trump në shtator, duke pretenduar se ai dhe kompania e tij mashtruan bankat dhe të tjerët për vlerën e aseteve të tij. Paditësja sipas raporteve të mediave, pretendoi se Trump dhe fëmijët e tij, Donald i riu (Junior), Ivanka dhe Eric, si dhe bashkëpunëtorët dhe bizneset e tij, dyshohet se kanë kryer “akte të shumta mashtrimi dhe prezantim të rremë" në raportet e tyre financiare. Trump paditi James në nëntor, duke pretenduar se ajo abuzoi me pozitën e saj si prokurore e përgjithshme për të lënduar atë, familjen dhe biznesin e tij. Trump pretendoi se James kishte zhvilluar një "luftë të pamëshirshme, shkatërruese, publike dhe të pafalshme" kundër tij "për ta shkatërruar atë personalisht, financiarisht dhe politikisht". Ish-presidenti amerikan në janar vullnetarisht e hodhi poshtë padinë.
SAFET ADEMI
