Botë

Francë, miratohet ngritja e moshës së pensionit

14.04.2023 19:27

Këshilli Kushtetues i Francës miratoi planin për moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet....

Këshilli Kushtetues i Francës miratoi planin për moshën e pensionit nga 62 në 64 vjet. Ky miratim nënkupton fitore për presidentin Emanuel Makron, pas tre muajsh protesta masive për shkak të ligjeve, të cilat kanë dëmtuar udhëheqjen e tij.
 
Protestat po vazhdojnë në të gjithë Francën. Kundërshtarët politikë të presidentit Macron janë zotuar se do të vazhdojnë të bëjnë presion mbi qeverinë për të tërhequr projektligjin.
 
Këshilli Kushtetues hodhi poshtë disa masa të tjera në projektligjin për pensionin, por mosha më e vjetër ishte në qendër të planit të Macron dhe një burim zemërimi, i cili është shprehur në protestat.
Macron mund ta miratojë ligjin brenda 15 ditëve.