Botë
Dodik kërcënon me ndarjen e Republikës Sërpska
14.04.2023 21:41
Udhëheqësi i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republikës Sërpska...

Udhëheqësi i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, kërcënoi me ndarjen e Republikës Sërpska nga pjesa tjetër e Bosnjës, për shkak të një mosmarrëveshjeje që përfshin një ligj për pronën.
“Ne po shqyrtojmë seriozisht marrjen e një vendimi për pavarësi dhe shkëputje të Republikës Sërpska [nga Bosnja], nëse nuk zgjidhet çështja e pronës”, tha Dodik. Ai i bëri komentet në Beograd, ku u prit nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Republika Sërpska është përpjekur disa herë që të zbatojë një ligj për pronën, që parasheh transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska - pavarësisht se është konsideruar jokushtetues.
