Maqedoni

Ndryshi i motit, ndikon sidomos tek personat post covid

15.04.2023 15:53

Ndryshimet e shpeshta dhe të papritura të motit, presioni i ajrit dhe niveli i lagështisë ndikojnë...

Ndryshimet e shpeshta dhe të papritura të motit, presioni i ajrit dhe niveli i lagështisë ndikojnë dukshëm tek personat që kanë probleme shëndetësore.
 
Kompetentët shëndetësorë thonë se  pacientët e moshuar me sulme në zemër dhe astmatikët janë më të rrezikuar. Metabolizmi i të moshuarve është i ngadaltë dhe për këtë arsye ka ndikim të madh mbi ta.
 
“Pacienti kur paraqitet me shtrëngim të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje ne konkretisht bëjmë diagnostikimin dhe kemi diagnoza diferenciale, a mund të jetë psh si asëm si sëmundje kronike apo mund të jetë ndonjë sëmundje e zemrës angina pektoris i themi ne ashtu që vet kur bëjmë ekg aty dallojmë a ka ndryshime në ekg pastaj marrim analizat laboratorike, enzimet e zemrës dhe sipas këtyre parametrave ne bazohemi a është pacienti për kardiolog konktretisht apo për pulmolog”, shprehet mjeku Isa Muca.
 
Mjeku Isa Muca thotë se me ndryshimin e kohës më tepër ndihmë mjekësore kerkojnë pacientët që e kanë kaluar virusin korona .
 
“Me ndryshimin e kohës më tepër kemi raste pulmologjike dhe kjo puna  e virusit kovidit e bëri të vetën bëri komplikimet  e veta ashtu që kemi pacient që paraqiten me diagnoza të rënda pas kovidit dhe pacienti para se të kalojë kovidin ka qenë krejt në rregull pastaj pas kovidit ka pasur vështirësi në frymëmarrje, lodhësi plogështi dhe ka bë komplikime të mushëkrive dmth ndezje, inlamacione”, theksoi Muca. 
 
Muca thotë se gjatë muajit të ramazait të sëmurët si me diabet, me probleme  kardiuovaskulare, probleme me lukthin medoemos duhet të konsultohen me mjekun e tyre nëse duhet ndaluar agjëriminin shkaku i terapive të rregullta që duhet t’i marrin përndryshe mund të përfundojnë me pasoja të rënda .
 
VLORA LATIFI TOPOJANI