Maqedoni

Arrestohet anesteziologu në Tetovë, publikoi video nga pacientet e gjinekologjisë

15.04.2023 16:37

Në Odër të Tetovës mbrëmë pas mesnate policia arrestoi anesteziologun 43 vjeçar...

Në Odër të Tetovës mbrëmë  pas mesnate policia arrestoi  anesteziologun 43 vjeçar të punësuar në Spitalin e Tetovës. Përmes rrejetit social Tik Tok ai  ka xhiruar dhe publikuar pacientë në repartin e Gjinekologjisë, përderisa atyre u është ofruar ndihmë mjeksore. 
 
Anesteziologun e ka paraqitur Drejtori i Spitalit, ndërsa nga MPB thonë se është njohtuar prokuror publik dhe pas dokumenitimit të rastit do të paraqitet padi adekuate. 
 
“Mbrëm rrethë orës 23:40 pjestarët e policisë nga SPB Tetovë në fshatin  Odri të Tetovës, kanë privuar nga liria personin V. D 43 vjeç nga ky fshat,për arsye se paraprakisht ishte denoncuar nga drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, P. V. Eshtë njoftuar edhe prokurori Pblik,dhe pas dokomentimit të rastit kundër tij do të parashtrohen edhe parashtresë përkatëse”, u shpreh zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.
 
Ndërkaq nga Spitali i Tetovës vetë drejtori Pllumb Vela e ka komentuar rastin duke njoftuar se anestezilogut ju është ndërprer kontrat e punës.
 
“Unë dhe drejtori organizativ kemi sjell vendim që këtij personi ti ndërpritet mardhënjë e punës, pasi janë bërë disa shkele në orarin e punës”, theksoi dtejtori i spitalit klink në Tetovë, Pllumb Vela.
 
Në Tetovë sot ka qëndruar edhe ministri i shëndetësis i cili tha se para ligjit nuK mund tëjete as kush, dersa kërkoi nga Prokuroria që këto raste të sanksionohen deri në fund.
 
“Un si ministër edhe ekipi imë jemi shumë të vendosur me një dinamik dhe energji,të pa parë deri më tani,dhe do ta shihni në të ardhmen ne kemi vendos ti vizitojm gjitha institucionet.Të gjithë opinoni ne ta dinë se në shëndetësi nuk do kete parti politike dhe antar politik,pa marë parasysh a do jenë mjekë punëtor shëndetësor për të gjithë ligji do vlej njejtë.I inkurajoj Prokurorin një herë ë përgjithmon këtë rastë të sanksionohen deri në fund”, u shpreh ministri i shëndetësië Fatmir Mexhiti.
 
Oda e mjekëve me reagim, do të ndërrmiren masa për këtë rast
 
Kanë reaguar edhe nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut. Paralajmëruan se në afat të shkurtë kohor organet e Odës së Mjekve do të shqyrtojnë rastin dhe do të ndërrmarin masa. 
 
“Oda e Mjekëve nuk do të lejojë që incidentet e tilla të izoluara të jenë në barrën e të gjithë mjekëve,  të cilt profesionalisht dhe me përgjegjësi veprojnë dhe shërojnë pacientët”, thonë nga Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut.
 
Në bazë të ligjit të mbrojtjes shëndetësore, pacientët kanë të drejtë për mbrojtjen e privatësisë, në këtë rast, për çka dyshohet se ka bërë shkelje nëpunësi i spitalit gjinekologjik në Tetovë.
 
VISAR SADIKI