Ekonomi

Qeveria parasheh punësim të 8.200 të papunëve

13.02.2015 17:51

Qeveria paraqiti planin e ri të veprimit për punësim gjatë vitit 2015, ku parasheh punësimin e mbi 8.200 personave...

Me para buxheti dhe fonde nga jashtë edhe gjatë këtij viti do të nxitet vetëpunësimi dhe praktika.
 
Përmes programeve të ndryshme të Entit për Punësim parashihet të përfshihen mbi 16 mijë persona të papunë. 
 
“Numri i personave që presim të punësohen drejtpërdrejt me planin e ri operativ për vitin 2015 është rreth 8.200 persona të papunë. Rreth 3200 persona do të punësohen përmes masave aktive për punësim dhe 5000 persona të rinj deri në moshën 29 vjeçare përmes masës për lirim nga pagesa e kontributeve për 12 muaj për kompanitë private”- deklaroi zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski.
 
Punësimi i rreth 4000 punëtorëve me honorarë, kontrata dhe vullnetarë nuk është pjesë e planit të veprimit për punësim gjatë vitit 2015.
 
Punësimi i tyre do të bëhet konformë Ligjit shtesë për Transformimin në Marrëdhënie të Rregullta Pune, i cili u miratua në kuvend pak ditë më parë.
 
SHPËTIM NUREDINI