Euroligë: Mësohen palët çerekfinale të plej ofit
Me ndeshjet e xhiros së 32-të zyrtarisht ka përfunduar pjesa e rregullt e Euroligës së basketbollit për meshkuj...

Me ndeshjet e xhiros së 32-të zyrtarisht ka përfunduar pjesa e rregullt e Euroligës së basketbollit për meshkuj, edicioni 2022/2023, ku edhe janë mësuar tetë skuadrat që do të luajnë në play off për titullin kampion të këtij kompeticioni të garave.
Ekipet e kualifikuara në çerekfinale janë: Olympiacos, Real Madrid, Barcelona, Monaco, Macabi Tel Aviv, Partizan Beograd, Zalgiris Kaunas dhe Fenerbahce. Në fazën e play off-it do të luhet me sistemin e eliminimit, ndërsa në final four do të kualifikohet ekipi që do të fitojë dy nga tri ndeshjet që duhet të luhen.
Në pjesën e rregullt të këtij kompeticioni në basketboll i pari doli ekipi grek Olympiacos, që në ndeshjen e fundit shënoi fitore nga Baskonia me rezultat 86-78, që ishte fitorja e 23, po aq sa ka edhe skuadra e Real Madrid, që humbi kreun pas disfatës në transfertë nga Macabi me rezultat 100-96.
Barcelona me fitoren kundër Valencias 85-71 renditet e treta. Pas kësaj, u mësuan edhe palët çerekfinale të plej ofit, me ç`rast për një vend në final four do të takohen:
Olympiacos – Fenerbahce,
Real Madrid – Zalgiris Kaunas,
Barcelona – Partizan
Monaco – Macabi Tel Aviv.
Ndeshjet e “final four” do të luhen në Kaunas të Lituanisë, prej 19-21 maj.
