Basketboll

Miami dhe Minnesota në play off

15.04.2023 14:39

Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të fazës “play in”...

Janë luajtur sot ndeshjet e fundit të fazës “play in”, duke përcaktuar edhe dy ekipet e fundit që avancojnë në play off. Ato janë Miami (Lindje) e Minnesota (Perëndim), duke kompletuar kuadrin e fazës çerekfinale, që nis sonte. Miami fitoi 102-91 ndaj Chicago, ndeshje që u dominua nga skuadra nga Florida.

Jimmy Butler dhe Max Strus realizuan nga 31 pikë secili për Miami, duke qenë vendimtar në këtë sukses. Në play off, Miami do të përballet me Milëaukee, lider gjatë sezonit të rregullt në Lindje.

Në Perëndim, skuadra e Minnesota mposhti pa shumë mund Oklahoma me rezultatin 120-95. Vendasit patën gjatë gjithë kohës epërsi, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Towns realizoi 28 pikë e 11 rebound).

Minnesota do të luajë ndaj Denverit në play off, skuadër kjo që kishte bilancin më të mirë gjatë sezonit të rregullt në Perëndim.