Sampaoli emërohet trajner i Flamengos
Argjentinasi Jorge Sampaoli është trajneri i ri i klubit të madh brazilian Flamengo...

Argjentinasi Jorge Sampaoli është trajneri i ri i klubit të madh brazilian Flamengo, ku pasoi portugezin Vitor Pereira. Sampaoli ka nënshkruar me klubin e Rio de Zhaneiros deri më 31 dhjetor 2024, u shprehën nga Flamengo në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter.
I pushuar nga puna më 21 mars nga Sevilla, vetëm pesë muaj pasi mbërriti në Andaluzi, Sampaoli gjeti shpejt punë. Ish-trajneri i Olympique de Marseille (2021-22), i kombëtareve të Kilit (2012-16) me të cilën e fitoj Copa America dhe Argjentinës (2017-18) do të ketë nën autoritetin e tij në Flamengo, një nga klubet më prestigjioze të Amerikës së Jugut.
Trajneri i flaktë argjentinas tashmë ka përvojë në futbollin Brazilian, pasi ai drejtoi Santos FC nga dhjetori 2018 deri në dhjetor 2019 dhe më pas Atletico Mineiro nga marsi 2020 deri në shkurt 2021.
